Revoltohet “Banda e Lushnjes”, kerkohet trup tjeter gjykues
Tirane - Avokatet mbrojtes te anetareve te “Bandes se Lushnjes” kerkojne perjashtimin e trupit gjykues, pas rrezimit te kerkesave paraprake te kerkuara prej tyre. Vetem pak dite pas, KLD-ja emeroi nje trup te ri gjykues per kete grup, duke shmangur interpretimet, pala mbrojtese ka depozituar nje kerkese te dyte mes debatesh te ashpra diten e djeshme ne seancen e pare ndaj tre te pandehurve. Vendimi per rrezimin e provave te avokateve nuk eshte pritur mire edhe nga te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu, te cilet refuzuan te jepnin shpjegime gjate pyetjeve te trupit gjykues duke bojkotuar seancen. Avokati Vladimir Mece kerkoi nje tjeter trup gjykues per kete ceshtje, ndersa kryesuesja Marsela Bilali rrezoi kerkesat e avokateve per provat. Te pandehurit e fundit te ketij procesi jane Arben Borici, Ilir Strengu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Musaka (Musaku) dhe Rexhep Gina, mbi te cilat rendojne akuzat e “pjesemarrjes ne banda kriminale”, “dhunim i varreve” dhe “vrasje me paramendim”.