Debati per operen, flasin “rivalet”
Anisa Ymeri
“Ai eshte nje inventar, aspak nje kalendar”, keto fjale ka zgjedhur drejtori i Teatrit te Operes dhe Baletit, Zhani Ciko, per ate liste shfaqjesh te bera publike dy dite me pare nga Bordi Artistik. Vecanerisht nga Agron Xoxa, anetar i Bordit, njekohesisht keshilltar i ministrit Ylli Pango, duke e cilesuar absolutisht ate nje kalendar te vitit 2008. Duke mos u terhequr aspak nga e tija, Xoxa shprehet gjate nje bisede telefonike per “KJ”: “Ai eshte nje kalendar, e nese Ciko e nuk e quan te tille, atehere eshte mendimi i tij”. E natyrisht qe s’ka asnje te keqe kur dy individe mendojne ndryshe, vecse ne kete rast ka nje krisje te madhe, pasi keta dy individe presupozohet qe te bejne politiken e nje institucioni kombetar te kultures, e duke vepruar vecmas, eshte padyshim nje handikap i madh.
Nje takim per kete ceshtje, te cilen ministri i Kultures, Ylli Pango, qe pretendon reforma institucionale, duket se e ka mesuar pasi gjithcka eshte bere mediatike. Kjo pasi, sipas Zhani Cikos, pas nje takimit te paradites se djeshme, Pango mesohet te jete shprehur me keqardhje per gjithcka qe ka shkuar keshtu, dhe se kjo nuk ka te beje fare me kabinetin e tij. Nga ana tjeter, Bordi ka tejkaluar kompetencat, pasi shpallja e kalendarit vjetor eshte kompetence e institucionit, ne kete rast e TOB-it. Por, ajo cka s’mund te lihet pa permendur eshte fakti se, njoftimi i Bordit, ne te cilin renditen shfaqjet e operes per vitin 2008, vjen zyrtarisht nga zyra e shtypit te MTKRS-se.
Mirepo, logjika, qe ka funksionuar ne kete rast, sipas Xoxes, eshte: “Ne pritem, nuk u shpall nga TOB-i dhe e shpallem ne, pasi nuk eshte taksative qe kalendarin ta shpalle vetem institucioni”. Duket si loje fjalesh, e ne fakt, kete here jane veprimet, ato qe kane zene vend. Ciko keto i komenton si “qendrimet individuale, te paautorizuara dhe keqdashese”. Ndaj, edhe sipas tij, “duhet te marrin mesimin e duhur, dhe duhet te gjejne moralitetin e tyre ne kete perbaltje te institucionit, qe ne kete rast duhet te jete largimi i tyre, do te ishte mire me vullnetin e tyre”.
Por, jo cdo gje mbetet ketu! A do te mund te punohet qetesisht mes nje Bordi Artistik si ky, qe shpall kalendarin pa firmen dhe ne fshehtesi madje te kryetarit, drejtorit Zhani Ciko?! Nga Xoxa, nuk ka nje pergjigje per kete, ndersa Ciko shprehet se, “sigurisht qe e gjithe ajo baltosje e madhe mbi institucionin ka bere qe shume gjera te mbeten te dyshimta”. Jashte hamendesimeve, ajo qe kuptohet se kjo zhurme lidhet me emrin e drejtorit Ciko, pra kjo eshte nje ceshtje personale, qe fshihet pas reformes ne institucion. “Sigurisht, qe gjithcka mund te interpretohet ne shume kendveshtrime, rrefen Ciko, por une kam kerkuar qe gjithcka te zgjidhet ne rruge institucionale, pikerisht se s’kam dashur te fshihem pas inateve te njerit apo tjetrit. E, pas kesaj qe ndodhi, jam i bindur qe edhe ministria ka nxjerre konkluzionet e saj, pa qene une ai qe kam kerkuar artificialisht te imponohem”.
Zhani Ciko-drejtor i TKOB
“Per mua, ajo liste e shpallur nga Bordi Artistik, duke tejkaluar kompetencat, nuk eshte nje kalendar, por inventar. Shpresoj qe kjo qe ndodhi te jete nje enderr e keqe qe te mbaroje nje ore e me pare”.
Agron Xoxa-keshilltar i Pangos
“Ai eshte kalendar i miratuar nga Bordi ne mbledhjen e 2 shkurtit. Nese Zhani Cikos nuk i duket i tille, ta konsideroje si te doje. Sa i takon shpalljes se kalendarit, nuk eshte taksative qe ta shpalle institucioni dhe jo Bordi”.