Nis edicioni i 8-te i stines koncertore “Klasik”
Prezantohet edicioni 8-te i Sezonit Nderkombetar te Koncerteve KLASIK. Gjate nje konference per shtyp, paraditen e djeshme, u dha nje pasqyre te qarte te gjitha
aktiviteteve artistike qe do te zhvillohen ne kuader te ketij Edicioni Nderkombetar,
ku Shqiperia merr pjese denjesisht perkrah shteteve te tjera si Rumania, Greqia,
Spanja, Franca, Holanda, Turqia, Gjermania, Kroacia, Hungaria, SHBA, Zvicra.
Me rreth 30 koncerte ne vit, keto shtete kane propozuar artiste te spikatur te
vendeve te tyre, ku parashikohet nje pjesemarrje me e madhe e artisteve
shqiptare ne to. Jane gjithsej 18 koncerte dhe 4 master classe, te cilat do t’i
bashkengjiten pjeses se pare te sezonit, duke realizuar ne total 25 koncerte dhe 8
master classe. Do te kete “vizita muzikore” e KLASIK ne qytetet e Shkodres, Korces, Elbasanit, Peshkopise, Durresit e me vone dhe Gjirokastres e Kukesit, duke synuar te percjelle faqet e kultures muzikore.