Bashkia: 5 kallëzime penale, padit edhe Berishën e Bumçin

Bashkia e Tiranës ka depozituar 5 kallëzime penale në Prokurori. Bashkia ka bërë kallëzim penal ndaj kryeministrit Sali Berisha, deputetit të PD-së, Aldo Bumçi, kreut të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, Gjergji Jorgos, zëvendësdrejtori për sigurinë publike dhe Hekuran Hoxhallit, kryeinspektor në Inspektoriatin Kombëtar.
Paditë në Prokurori u dorëzuan nga Migena Vishko, drejtoresha Juridike në Bashkinë e Tiranës. Sipas Vishkos , paditë janë ngritur ndaj atyre që kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë konsumuar veprën e shpifjes.