Clinton: SHBA mbështet Kroacinë drejt BE-së
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian. Clinton ka theksuar se Uashingtoni nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në integrimin europian të Kroacisë, por theksoi se Zagrebi "ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Ballkan". Këto komente Clinton i bëri pas takimit me homologun kroat, Gordan Jandrokoviç.