Unioni i Gazetarëve, rezolutë për Kodin e Etikës
Unioni i Gazetarëve organizoi dje konferencën “Kodi etik i medias shqiptare”, ku u miratua edhe një rezolutë në zbatim të etikës në media. Kjo rezolutë kërkon që Këshilli i Etikës dhe organet e tjera që mbrojnë dhe përgjigjen për normat etike në media, i cili është nënshkruar me vullnetin e përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve, të jete aktiv në mënyrë të përhershme. Kjo rezolutë kërkon që në kuadër të përgatitjes për ligjin e ri të shtypit, i kërkohet Komisionit parlamentar të Medias të diskutojë me përfaqësuesit e organizatave ekzistuese të gazetarëve për të gjetur modalitetet që Këshilli i Etikës të marrë atributet e një organizmi përgjegjës me efekt detyrues për sa u përket standardeve në zbatimin e Kodit të Etikës. Në konferencë u trajtuan edhe çështjet si: gjendja problemore e mosrespektimit të etikës në komunikimin publik; roli i shtypit të shkruar në përmirësimin e këtij komunikimi etj.