E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Bashkëpunimi ka zgjidhur problemin e trafikut


Bashkia e Tiranës reagon pas letrës së kreut të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në reagimin e bashkisë thuhet se bashkëpunimi ka zgjidhur problemin e trafikut. Sipas bashkisë, trafiku nuk ka asnjë rëndim jo normal të qarkullimi të automjeteve. Bashkia thekson se funksionimi i skemës së lëvizjeve po bëhet çdo ditë e më mirë.
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i dërgoi sot letër kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për trafikun rrugor në kryeqytet. Vocaj theksonte se lëvizja e automjeteve është në kaos dhe ofron bashkëpunim për lehtësimin e trafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›