Bashkia: Dekorimi i Tiranës për Festën e Flamurit më 15 nëntor
08-11-2012 / Gazeta 55
Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të kryesocialistit Edi Rama
Bashkia e Tiranës përshëndet pasionin e papritur të zotit Rama për dekorin e Bashkisë. Edhe pse gjatë 11 vjetëve nuk e dekoroi asnjëherë Tiranën për Festën e Flamurit, më mirë vonë sesa kurrë.
“Mesa duket ish-kryetari duhet të pushonte një vit që të kuptonte rëndësinë e dekorimit të kryeqytetit për 28 Nëntor. Dhe së fundmi për ta qetësuar ish-kryetarin e informojmë se dekorimi i Pallatit të Kulturës nga Bashkia e Tiranës do të nisë më datë 15 Nëntor”. Reagimi i Bashkisë Tiranë erdhi pas deklaratës në “Twitter” të ish-kryebashkaikut Rama, i cili i cilësoi dekorimet e “Pallatit të Kulturës si të ishte një qendër tregtare”.