“Heqja e taksave për biznesin e vogël, demagogji e Ramës”

Deputeti i PD Strazimiri dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Kasmi takojnë tregtarët e Saukut
Heqja e taksave për biznesin e vogël shihet nga tregtarët e këtij biznesi në kryeqytet, si demagogji e kryesocialistit Rama. Deputeti i Partisë Demokratike Genti Strazimiri dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Bledi Kasmi janë ndalur dje në Sauk për t’u njohur me mendimet e tregtarëve në këtë zonë jo vetëm për alternativat elektorale të partisë socialiste por dhe me shqetësimet që meritojnë vëmendjen e pushtetit qendror e atij lokal. Tregtarët i kanë quajtur gënjeshtra dhe mashtrime elektorale premtimet e Rama për të hequr taksën e biznesit të vogël.
“Ne merakun e kemi te barra fiskale, keni paguar më shumë... Në total, në krahasim me më përpara sa paguani”, pyeti Strazimiri.
“ Rreth nja 45 për qind është ulur, mirë...”, iu përgjigj një tregtar.
Deputeti i PD-së Strazimit ka theksuar pas takimit me qytetarët se Rama nuk mund të gënjeje askënd sot.
“Përgjigjja në gojën e secilit, siç e patë ishte që shtet pa taksa nuk ka, të ndërgjegjshëm që taksa duhet paguar, por që taksa duhet të jetë njerëzore. Të kënaqur me përgjysmimin e taksës nga administrate Basha në bashkinë e Tiranës. Të gjithë e mbajnë mend që për 10 vjet në Bashkinë e Tiranës Rama nuk denjoj as t’i ulte e t’i bënte më njerëzore këto taksa. Nga dita kur ka hyrë në Bashkinë e Tiranës dhe deri në ditën kur ka dalë nga bashkia, taksat vetëm janë rritur. Në njërin prej bizneseve ju e patë që diskutohej për shifra marramendëse dhe aspak të arsyeshme për taksa tabele, fjala vjen, edhe pse tabele nuk kishte, taksa gjelbërimi, por siç e shihni gjelbërim nuk ka”, vijoi ai.
Ndër të tjera deputeti Strazimiri vuri në dukje se, “klima shumë e mirë e bizneseve nga strukturat e tatim-taksave të bashkisë së Tiranës, raste-raste dhe vende-vende ju e patë që ka ndonjë gjë për të rregulluar në komunikim, por do të doja të veçoja faktin siç na tha zonja farmaciste që arbitrariteti është zvogëluar maksimalisht për shkak siç tha ajo farmacistja të lehtësimit të burokracive dhe kryerjes së procedurave përmes internetit”.
Të gjitha bizneset e kësaj zone, ashtu si në të gjithë Tiranën janë të ndërgjegjshëm që po ju jepet e njëjta rrenë prej Edi Ramës për herë të tretë, herën e parë nga regjimi i të atit, herën e dytë nga drejtimi i tij në Bashkinë e Tiranës për 10 vjet rresht., dhe sot për herë të tretë sigurisht është edhe më bajate. Administrata e bashkisë së re të Tiranës ka hequr dhe përgjysmuar në vitin e parë të punës së saj, 60 taksa dhe tarifa vendore, vendim i cili është miratuar vetëm me votat e maxhorancës në këshillin bashkiak të kryeqytetit.