E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar

Një grup vajzash, nga fshati Floq i Bashkisë së Korçës, kanë ndërmarrë një nismë humanitare, të quajtur “Buzëqeshja jote”, për tju ardhur në ndihmë familjeve dhe komuniteteve në nevojë. Këtë të shtunë, ato kanë shpërndarë dhurata, për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke u dhuruar atyre momente të gëzueshme.

Eleni Kotelli, kryetare e shoqatës MEDPAK dega Korçë, shpreh falenderime për këtë nismë të vajzave.

Nisma “Buzëqeshja jote” siguron të ardhura nga dhurimet që bëjnë emigrantët e fshatit Floq, por edhe persona të tjerë, që duan të kontribuojnë, duke ndihmuar me pako ushqimore, familje me pamundësi ekonomike apo duke shpërndarë dhurata dhe mjete shkollore për fëmijët e zonave rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›