E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pandemia rrit numrin e papunësisë në Përmet

Pandemia e Korona virusit ka ndikuar në rritjen e numrit të të papunëve , të familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike në bashkinë e Përmetit .Kjo është konfirmuar nga drejtoresha e shërbimit social Arjana Papapano , e cila thotë se me ndihmë ekonomike trajtohen rreth 80 familje , pasi  për shkak të pandemisë së korona virusit shumë qytetarë kanë mbetur pa punë nga sektori privat. Në këto kushte bashkia është munduar tju qëndrojë afër këtyre familjeve duke i trajtuar me fondin 6% të ndihmës ,apo edhe me ndihma si ushqime dhe veshje të cilat janë siguruar nga donator por edhe nga vet bashkia .

“Në bashkinë Përmet trajtohen me ndihmë ekonomike 80 familje , të cilat kanë qënë vazhdimisht në qëndër të vëmendjes së bashkisë .Numi i këtyre familjeve ndryshon pothuajse cdo muaj ,pasi ka ndikuar shumë edhe pandemia .Ne jemi munduar që të përzgjedhim vërtetë familjet që janë në vështirësi ekonomike “ .

Sipas informacioneve të marra pranë bashkisë Përmet edhe përgjatë këtij viti nisur nga aplikimet e kryera pritet të trajtohen rreth 100 familje me ndihmë ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›