Bashkia Durres nen akuze

Shtabi i turizimit pranë prefektures se Durresit ka lëshuar kritika shumë të ashpra ndaj krerëve të qeverisjes vendore, bashkisë së Durrësit lidhur me problematikat serioze te sezonit.
Prefekti Genci Alizoti ka renditur të gjitha problemet duke veçuar pushtimin e të gjitha hapësirave publike të rërës në Plazhin e madh, mosfunksionimin e rojeve dhe të kullave të vrojtimit, zhurmat e natës, etj. Alizoti ka thënë se bashkia e Durrësit vazhdon të mbajë qëndrim mospërfillës duke bërë që dhjetra persona të humbin jeten në det ndërkohë që një pjesë e këtyre aksidenteve mund të shmangeshin nëse bashkia do të vendoste rojet bregdetare.Alizoti ka bërë të ditur se bashkia ka refuzuar të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve ndërsa plazhet private dhe rëra e bregdetit administrohen sikur të jenë prona të subjekteve politike.
Prefektura u ka bërë apel bashkisë Durrës e Sukth dhe komunave Rrashbull, Ishëm, Katundi i Ri që të marrin masa sa më parë për të normalizuar situatën që ka shoqëruar deri tani sezonin turistik i cili sipas Alizotit pavarësisht masave të marra nga qeveria është vënë në rrezik për shkak të indiferentizmit të bashkisë së Durrësit dhe njësive të tjera vendore.
Aleks Kalemasi