E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet rezultati bilanci i 8 majit zbardhet ne shtator

Përveç Shalës shpallja e rezulatit final të zgjehdjeve vendore, do të ketë një tjetër pengesë, Finiqin. Partia greke Mega ka ankimuar në këtë komunë të Delvinës rezultatin ku kandidati i saj Ziso Lluçi humbi vetëm me një votë kundrejt, Sokrat Spiro-s të PBDNJ-së.

Çështja do të shqyrtohet në KQZ e më pas dhe në kolegj zgjedhor, madje mund të shkojë deri në rinumërim.
Zgjedhjet në të 2 komunat do të zhvillohen në të njejtën ditë, e cila nuk dihet kur do të përcaktohet dhe si rrjedhojë kur kqz do të certikojë vendoret e 2011-ës.

Në një mledhje ku nuk munduan replikat me përfaqësuesin e PS-së, Arben Ristani njoftoi shakrimin e komisionerëve të KZAZ-ve të këtyre komunave të cilët do të cohen për ndjekje penale.

“Mbi bazën e një analize të situatës në KZAZ unë mendoj se duhet të propozoni dhe shkarkimin e tyre nga detyra se s’mundet që po këta të organizojnë zgjedhjet dhe të vazhdojnë të shikojmë për kallëzime të mundshme penale”-tha Ristani.

Në rezultatin e dalë nga votimi me 8 maj në Finiq ishte shpallur fitues kandidati i Mega-s me katër vota më shumë, por Kolegji Zgjedhor shpalli pavlefshmëri të rezultatit, pasi tre persona të cilët kishin votuar në këtë komunë ishin të regjistruar njëkohësisht edhe në listen e zgjedhësve të komunës Çarshovë dhe se rreth 60% e zgjedhësve, kur janë paraqitur në qendrën e votimit, nuk kanë shënuar numrin e kartës së identitetit. Ndërsa në shalë të Shkodrës, zgjedhjet nuk mundën as të zhvillohen.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›