E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes rikthehen rradhet per pasaporta

Janë rikthyer radhët e gjata të qytetarëve që kërkojnë të pajisen me pasaporta apo karta biometrike. Kjo situatë është krijuar për shkak të pushimeve të punonjësve të zyrave të aplikimit edhe pse fluksi ishte i pritshëm për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë nga vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Aktualisht në të vetmen zyrë aplikimi në qytetin e Kukësit është vetëm një punonjës, i cili punon me orar të reduktuar pasi i duhet të mbulojë edhe aplikimet në një tjetër zyrë komune.

Një pjesë e qytetarëve që kërkojnë të pajisen me dokumenta biometrike janë nga komunat e thella të Kukësit dhe iu duhet që të qëndrojnë gjatë natës nëpër hotelet e qytetit për mos humbur rradhën në zyrën e aplikimit. Në të gjithë Qarkun e Kukësit janë të çelura vetëm 5 zyra për aplikim, nga një në qytetet e Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit si dhe dy të tjera në komunat më të mëdha, Bicaj dhe Golaj.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›