E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Gjirokastër varros një kufomë të paidentifikuar

Burimet zyrtare nga policia lokale pohojnë se, trupi i pajetë u gjet në një kodrinë pranë liqenit artificial të Viroit, nga një bari që po kalonte rastësisht me tufën e bagëtive. Me gjithë hetimet e bëra nuk u arrit identifikimi 

GJIROKASTËR - Një kufomë e paidentifikuar nga polica e Gjirokastrës dhe e zbuluar dy muaj më parë në Virua, është varrosur dje nga bashkia e këtij qyteti. Burimet zyrtare nga policia lokale pohojnë se, trupi i pajetë u gjet në një kodrinë pranë liqenit artificial të Viroit, nga një bari që po kalonte rastësisht me tufën e bagëtive. Pas sinjalizimit për ngjarjen, efektivat blu kanë tërhequr kufomën e dekompozuar plotësisht. Me gjithë hetimet e bëra policia e Gjirokastrës, nuk arriti të identifikonte kufomën e seksit mashkull, ndaj ajo kërkoi ndihmën e policive të qarqeve të tjera të vendit për ndonjë person të humbur. Nga asnjë qark nuk u dha emri i ndonjë personi të humbur, e për rrjedhojë kufoma qëndroi 2 muaj të morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës. Pas kryerjes të të gjitha procedurave ligjore, Prokuroria e Gjirokastrës urdhëroi Bashkinë që të bënte varrosjen e trupit të pajetë. Burime nga organi hetimor pohuan se në të ardhmen, me grumbullimin e të dhënëve mund të bëhet zhvarrosja e kufomës për të bërë identifikimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›