E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë fëmijë i prekur nga virusi i rrezikshëm, A/H1N1

Autoritetet e Shëndetësisë kanë ngritur nivelin e kontrolleve edhe tek fëmijët e vegjël. Shefja e departamentit te pediatrise, Luiza Kolasi, tregon se sa mostra janë marrë deri tani nga poliklinikat në Tiranë dhe spitali Pediatrik 

TIRANE-Deri më tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast me gripin e derrit në moshat pediatrike. Shefja e këtij departamenti, Luiza Kolasi, tregon se sa mostra janë marrë deri tani nga poliklinikat në Tiranë dhe spitali Pediatrik. Ajo tregon ndërkohë, dhe se çfarë ndodh kur ka një vatër të dyshuar me virusin A/H1N1. Autoritetet e Shëndetësisë kanë ngritur nivelin e kontrolleve edhe tek fëmijët e vegjël. Një nga arsyet është se tashmë virozat e stinës tek fëmijët sjellin të njëjtat shenja me atë të gripit, temperaturë, të vjella, diarre si dhe rrufë. Departamenti i Epidemiologjisë pranë Drejtorisë se Higjienës është një nga hallkat që merret me izolimin e vatrave te dyshuara me virusin A/H1N1. "Nga spitali i Pediatrisë janë dërguar rreth 50-60 kampione. Për fat të mirë, asnjë kampion nuk ka rezultuar pozitiv, të paktën për virusin A", - shprehet Kolasi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›