E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Vlorë, mungon uji i pijshëm në spital

Drejtuesit e spitalit pohojnë se kjo situatë ka së paku disa muaj që përjetohet në këtë spital se bashku me ditet e nxiehta te veres. Kjo ka bërë që asistenca mjekësore ndaj pacientëve, gatimi dhe higjiena të lënë për të dëshiruar 

VLORË - Përveç temperaturave të larta të stinës së verës, pacientëve të spitalit rajonal të qytetit të Vlorës u duhet të përballen me një tjetër problem, atë të mungesës së ujit. Ndërkohë, prej disa ditësh janë automjetet zjarrfikëse të PMNZSH-së (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit) që bëjnë furnizimin e këtij institucioni me ujë për nevojat e pacientëve dhe ato të nevojave të tjera të institucionit. Drejtuesit e spitalit pohojnë se kjo situatë ka së paku disa muaj që përjetohet në këtë spital, duke bërë që asistenca mjekësore ndaj pacientëve, gatimi dhe higjiena të lënë për të dëshiruar. "Deri para pak ditësh, për shkak se në çezma nuk rridhte pikë uji, ne detyroheshim që për të gjitha nevojat tona, këtë produkt jetik ta blinim me para. Mbushja e cisternave të spitalit me autobotet e zjarrfikësve të policisë, së paku na mundëson për kushtet higjienike", - pohojnë pacientët për "Gazeta Shqiptare". Lorand Mërkuri, drejtori i spitalit është shprehur se për të zgjidhur këtë situatë, "nga ana e institucionit janë vendosur 2 bolierë të mëdhenj, e megjithatë, kjo është e pamjaftueshme, pasi bolierët nuk arrijnë të furnizojnë të gjithë spitalin", edhe nëse uji vjen në një orar të caktuar. Mësohet gjithashtu se po mendohet që këto ditë të instalohen dhe 2 bolierë të tjerë në tarracë që do të mbushen nga autobotet zjarrfikës, në mënyrë që të zbutet disi ky shqetësim. Por, dhe kjo është një zgjidhje e pjesshme. Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se kanë kontaktuar prej kohësh me titullarët e Ujësjellësit për zgjidhjen e problemit, por ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim dhe situata mbetet kritike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›