Hajdutet e bankave Ombrella arreston te pestin
Policia e Tiranes ka mundur qe te arrestoje nje 21-vjecar i cili eshte shpallur ne kerkim nje muaj me pare si i dyshuar per grabitjen e pese filialeve te bankave te ndryshme. Admir Zyko eshte i arrestuari i peste ne kuader te operacionit te koduar policor Ombrella. Sipas policise Admir Zyko ishte person i shpallur ne kerkim dhe ndaj ishte shpallur nje urdher ndalimi ne 13 dhjetor 2010 si person i dyshuar ne vjedhjen me arme e realizuar ne bashkepunim te filialit te Bankes Kombetare Tregtare nje ngjarje e ndodhur ne 17 shkurt te 2010-s ne rrugen Myslym Shyri ne Tirane. Prej te njejtit operacion ne prangat e policise kane perfunduar edhe kater persona te tjere Fatjon Deliu Markeljano Nuro Gerald Gordi Ervis Domi. Operacioni i koduar Ombrella u finalizua pas nje hetimi nentemujor nga specialistet e Seksionit kunder Vjedhjeve me Dhune dhe me Arme ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes fale aplikimit te gjere te metodave speciale te hetimit eshte bere edhe zbulimi se keta te fundit kane qene te implikuar edhe ne disa vjedhje te tjera bankash. Mbi ta nuk rendon vetem akuza e vjedhjes se bankes ne rrugen Myslym Shyri por ata jane te dyshuar edhe per kater vjedhje te tjera bankash ne Tirane. Sipas policise po zhvillohen hetime intensive per perfshirjen e tyre ne bashkepunim edhe me persona te tjere ne vjedhjet e bankave te tjera. Kater grabitjet e bankave te tjera te dyshuara se jane grabitur nga kjo bande jane Grabitja e filialit NBG ndodhur me date 1 gusht 2008 ne autostraden Tirane ndash Durres grabitja e filialit te Raiffaisen Bank ndodhur me 26 dhjetor 2008 ne rrugen Vangjel Noti ne Laprake grabitja e Tirana Bank e ndodhur me date 6 maj 2010 ne rrugen dytesore ne krah te autostrades Tirane ndash Durres grabitja e filialit te NBG Bank ndodhur me 2 korrik 2010 ne rrugen dytesore te autostrades Tirane ndash Durres.