E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peru, digjet mbi 6.5 ton drogë

Autoritetet peruane dogjën në një depo policore në kryeqytetin Lima ditën e enjte rreth 6.5 ton drogë të konfiskuar. Në sytë e ministrit të Brendshëm Hernani Meloni, ekspertët kontrolluan përbërjen kimike të drogës. Djegiet e fundit të drogës e kanë cuar në 30 ton sasinë e lëndëve narkotike të konfiskuar gjatë këtij viti, afërsisht 58 përqind më shumë se vitin e kaluar. Drejtori i zyrës peruane anti-drogë Hoze Alvarez Kabaljero dha disa detaje të drogës së konfiskuar që po digjej. "Ne po djegim 6.5 ton lloje të ndryshme droge, ku përfshihen 1.6 ton kokainë e klorohidratuar, 1.4 ton kokainë e pastër dhe pjesa tjetër është marijuanë", u shpreh Kabaljero. Peruja është vendi i dytë në botë për prodhimin e kokainës, pas vendit fqinj të Kolumbisë. "Konfiskimet e drogës nga ana e policisë janë të zakonshme në portet e Paqësorit, aty ku trafikantët e kanë si pikë tranzit për kalimin e drogës", shprehen zyrtarët anti-drogë. Gjatë këtij viti, kokaina është gjetur në forma të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›