Part-time, fakultetet kërkojnë kuota shtesë
Fluksi i madh i kërkesave për sistemin part-time ka bërë që disa nga fakultetet më të preferuara të Univesritetit të Tiranës të kërkojnë shtim kuotash. Dhe jo pak, po bëhet fjalë për plot 800 të tilla, të cilat do të ndahen midis Drejtësisë, Ekonomikut dhe Filologjikut. Ndërkohë që kanë nisur regjistrimet e fituesve, rektorati i universitetit të Tiranës ka nxjerrë një udhëzim, i cili ka djegur me dhjetra kandidatë, që nuk kishin dëftesë origjinale të shkollës së mesme, por vetëm dublikatin e saj, pavarësisht se MASH e përcakton këtë dokument si të vlefshëm për t'u regjistruar.