E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Para për qiratë, jo dëmshpërblime

Bashkia e Tiranës, në pamundësi për të dëmshpërblyer menjëherë të gjithë personat e prekur nga ndërtimi
i objekteve të ndryshme publike në kryeqytet, do t’u ofrojë atyre mundësinë e pagesës së qirasë.

Kjo ndryshe quhet përfitim përmes bonusit të strehimit. Deri tani kjo formë ndihme e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës është dhënë kryesisht për një numër të kufizuar familjesh të pastreha, me probleme të theksuara sociale.

Përllogaritjet për familjet përfituese bëheshin mbi bazë të standardeve të përcaktuara paraprakisht nga specialistët, por aktualisht kjo ndihmë ose bonus strehimi do të konsiderohet si një subvencionim i autoriteteve
lokale për të dëmtuarit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak, do të marrë në shqyrtim për të aprovuar ose jo projektvendimin mbi “trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve të pastreha, të cilave u janë prishur shtëpitë për shkak të
zbatimit të planeve rregulluese, realizimit të projekteve për ndërtimin e objekteve me funksion publik dhe vendimeve gjyqësore”. Kjo mendohet të jetë forma e ardhshme e mbështetjes që do të ofrojë pushteti vendor për të gjitha ato familje që do të humbasin shtëpitë
e tyre nga zbatimi i planit rregullues të qytetit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›