E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Sheshi ska nevojë për asfaltim qeveritar

Reagon zëdhënësja e bashkisë, Joana Bushi

Bashkia e Tiranës reagoi dje menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha për asfaltimin e sheshit Skënderbej. Zëdhënësja e bashkisë, Joana Bushi, përmes një konference për shtyp deklaroi: Është faji i Berishës që në sheshin Skënderbej nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Qeveria të bëjë shpronësimet, është një segment në këtë shesh që ka 2 vjet që nuk po shpronësohet. Më tej, Bushi tha: Bashkia do të nisë shumë shpejt punimet për sheshin Skënderbej në bazë të një projekti madhor. Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar. Në këto kushte, bashkia i bëri thirrje Kryeministrit Sali Berisha të mos thellojë më gropën e autonomisë vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›