Bashkia: Të paguhen kompanitë private

Në një deklaratë për shtyp Bashkia e Tiranës i ka bërë thirje thesarit të shtetit si dhe ministrisë së financave të kryejnë detyrimet e përcaktuara nga ligji dhe të paguajnë sipas praktikave të paraqitura nga ajo të gjitha kompanitë private që kanë ofruar shërbime për kryeqytetin gjatë vitit 2009.
Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas reagimeve të bëra nga ministria e Financave ku sipas saj dega e Thesarit në Tiranë dhe në të gjithë vendin nuk kanë penguar, përkundrazi kanë bashkëpunuar dhe ndihmuar përfaqësuesit e qeverisjeve vendore me asistencë për mënyrën e zbatimit korrekt të ligjit. Bashkia Tiranë dhe çdo njësi e qeverisjes vendore mund të paraqesin në çdo moment dokumentacionin përkatës pranë degëve të thesarit për kryerjen e shpenzime të pa paguara gjatë vitit 2009.