E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: çështja e Kosovës nuk ka marrë fund

Serbia kurrë dhe me asnjë çmim s'do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kwshtu ka deklaruar Presidenti serb, Boris Tadiç, në një intervistë për televizionin "Most", në Zveçan. Sipas tij Serbia do tw ndjekw politikë aktive ndërkombëtare duke u mbështetur në negociata si instrument me të cilin mund të arrihet zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës.
"Serbia nuk e ka për qëllim të qeverisë me jetën e shqiptarëve në Kosovë dhe pavarësisht se çfarë mendojnë institucionet e përkohshme kosovare" u shpreh Tadiç por theksoi se kjo çështje për Serbinë nuk ka përfunduar, dhe meqë në Kosovë nuk janë vendosur standardet që vlejnë për shtetet legjitime kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, interesat e qytetarëve, sigurimin e shtetit të së drejtës, ligjit dhe lëvizjes së lirë".
Tadiç ka theksuar se pret negociata pas marrjes së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i mbetur besnik politikës paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›