E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schumacher fillon përgatitjet për rikthimin në Formula 1

Michael Schumacher ka filluar përgatitjet për rikthimin e tij në Formula një, duke testuar automjetin GP2, në Spanjë.
Shtatë herë kampioni i botës në F1, të martën ka pilotuar në pistën në Jerez, në kushte jo edhe aq të mira- temperaturat e ulëta dhe era ia kufizonin shpejtësinë.
Piloti gjerman kthehet në Formula 1 pas tre vitesh pushim, ndërsa do të pilotojë për skuderinë Mercedes.
Ky testim i mundëson Schumacherit që të bëjë pak kilometrazh, para se të fillojë sezoni i ri i garës më prestigjioze të automobilizmit.
Njëherit, Schumacher me këtë testim do të ndihmojë edhe në zhvillimin e serive 2011/2013 të automjetit GP2 - F1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›