Bashkia Tiranë: Po monitorojmë tregjet, do bëjmë publike abuzuesit
TIRANË- Bashkia e Tiranës ripërsëriti thirrjen ndaj tregtarëve kryeqytetas, duke i paralajmëruar se do të bëjë publike emrat e abuzuesve me cmimet e produkteve ushqimore.
Ndërkohë, task-forca e Bashkisë së Tiranës vijoi edhe sot monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit me qëllim parandalimin e rritjes abusive të çmimeve.
Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe policia Bashkiake monitoruan sot tregun me shumicë në “Uzinën Dinamo”, ku sipas vëzhgimeve në terren u vërejt se tregtarët kishin afishuar cmimet e produkteve të tyre.
Mesohet se task forca bashkiake vazhdon monitorimi në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë si dhe supermarketet e Tiranës. Bashkia e Tiranës thekson se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera PDF - Tabela e çmimeve