Nishani për vizat: Shqiptarët realizuan standartet

Përvjetori i liberalizimit të vizave për shqiptarët ,proces ky që kapi rrugët drejt Evropës pa pasur nevojë për të pritur në rradhë të gjata apo të përballen me burokracira është vlerësuar dhe nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani.
Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kavijës që lidh shtetin tonë me Greqinë, ministri Nishani e cilësoi si një hap historik për vendin.Në fjalën e tij Nishani e ka vlerësuar liberalizimin si një proçes të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët si dhe ka theksuar se Shqipëria iu përmbajt të gjitha standarteve për realizimin e afateve kohore të qëndrimit.
Më tej Nishani tha se shteti shqiptar dhe institucioni që ai drejton ka shënuar një sukses të madh edhe në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, si në sekuestrimin e drogës ashtu dhe në kapjen e autorëve posedues.