E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetencat, Ina Rama: Hetimin, e gëzojmë me Kushtetutë

Kryeprokurorja Ina Rama i është përgjigjur deklaratave të ministrit të brendshëm, Bujar Nishani për akses të policisë në hetime. Nga Pogradeci, ku ajo ka marrë pjesë në një seminar për luftën kundër pastrimit të parave, dhe strukturat e hetimit të krimeve financiare në Shqipëri, Ina Rama deklaroi se Kushtetuta i jep kompetenca prokurorisë në hetimet, e mundësuar me forcën e ligjit.
 

Kryeprokurorja Rama në këtë takim u shpreh se policia mund të kryejë hetime sepse ka disa kompetenca, ndërsa është shprehur se ka një marrëveshje të prokurorëve për marrëdhënie reciproke me policinë në kuadër të hetimeve.
 

Në këtë seminar marrnin edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ekspertë ndërkombëtarë dhe të institucioneve të vendit, ku kanë diskutuar rreth temës "Ligji Anti Mafia në lidhje me pastrimin e parasë, konfiskimi dhe administrimi i aseteve dhe bashkëpunimi midis institucioneve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›