Kërcënoi prokurorët, izolohet si person me probleme mendore
72 vjeçari Raimi Karasani, i cili disa ditë më parë kanosi dy prokurorë të Tiranës është izoluar nga gykata e Tiranës në spitalin e burgut deri në daljen e ekspertizës mendore të tij. Karasani cilësohet si person me probleme mendore ndërsa ky veprim i tij është i përsëritur.
Kjo ka bërë që prokuroria të kërkojë izolimin e tij deri në daljen e ekspertizës, ekspertizë e cila do të përcaktojë edhe përgjegjshmërinë e 72 vjeçarit për veprimet e tij.
Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, ndërsa ka vendosur masën e izolimit për të moshuarin. Raimi Karasani në datën 12 dhjetor kanosi dy prokurorë nëpërmjet një shishe me lënde djegese të pa ndezur.
Dy ditë më pas u bë ndalimi i tij nga ana e policisë për t`ju dorëzuar prokurorisë për proçedimin e mëtejshëm për veprat penale të kanosjes si dhe fyerjes së prokurorit.