E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, Prokuroria jep pretencën më 6 janar

Proçesit gjyqësor maratonë për vidiopërgjimin e shumëpërforur Meta-Prifti duket se po i vjen fundi. Pas kundërshtive të ashpra të avokatëve të ish zv.kryeministrit Ilir Meta për pjesën më të madhe të provave të paraqitura nga prokuroria e përgjithshme trupi gjykues vendosi të marrë parasysh pjesën më të madhe të këtyre provave me përjashtim të 3 prej tyre, sic janë:

Kërkesa e prokurorisë për të dëgjuar dhe transkriptuar vidiopërgjimin, i cili ndodhet në laptopin e sekuestruar të Dritan Priftit. DVD-të e transkriptuar, të shkëputur nga intervista e Dritan Priftit në një emision televiziv si dhe disa materiale të publikuara në faqet e WEB-it të disa mediave të lidhura më çështjen.

Ndërkaq gjykata pranoi të merren në konsideratë të gjitha provat shkresore të paraqitura nga avokatët e Ilir Metës. Pas seancës gjyqësore ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Spartak Braho i cili edhe njëherë e cilësoi një proçes të montuar nga ana e prokurorisë.
 

Data 6 janar do të jetë edhe seanca në të cilën do të jepen konkluzionet përfundimtare, ndërsa prokuroria do të japë pretencën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›