Marrëveshja Kosovë-Serbi, VV thirrje për protesta
PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në një proteste paqësore kundër marrëveshjes së arritur dy ditë më parë në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit. Drejtues të këtij subjekti politik, në një konferencë për media, thanë se nga të gjitha qendrat e Kosovës është organizuar transporti për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në demonstratë.
“Për katër orë rresht do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj qeverie që po pezullon shtetin e Kosovës. Qëllimi i demonstratës është pezullimi i punës së qeverisë dhe asgjë tjetër”,-ka thënë Dardan Molliqaj.
Për mbajtjen e protestës, organizatorët thanë se nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës, pasi sipas tyre, nuk është e nevojshme. Ndërkohë, Vetëvendosje, ka nisur që dje mbledhjen e 10 mijë firmave nga qytetaret për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, në mënyrë që të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin “Republikë”.
(el.me/news24/BalkanWeb)