Media: OKB debaton më 9 shtator për rezoluten serbe
BEOGRAD- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë rezolutën për Kosovën, të cilën e ka paraqitur Beogradi zyrtar pas shpalljes së Mendimit të GJND-së, më 9 shtator, bën të ditur gazeta serbe “Danas”, duke u mbështetur në burime të kreut shtetëror të Serbisë. Në të njëjtën ditë do të duhej të mbahej edhe votimi, por kjo do të varet nga shqyrtimi dhe nga vendimi, të cilin në konsultime me palët e interesuara në OKB, do ta marrë Libia, vendi kryesues i Asamblesë së Përgjithshme. Sipas gazetës “Danas” e cila i referohet kreu shtetëror serb, Libia ka respektuar kërkesën që shqyrtimi të mbahet më 9 shtator, në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të shqyrtojë rezolutën e Azerbejxhanit në lidhje me situatën në Nagorni-Karabakh. Këtë ditë, në mbledhje për herë të parë do të marrë pjesë ambasadori i BE-së, i cili ka marrë statusin e vëzhguesit në Organizatën botërore. 9 shtatori ka theksuar burimi i “Danas”, është dita që mund të bëhet votimi i rezolutës i cili do të jetë “i vështirë, por jo qëllim i pamundur”.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)