E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, bizneset qe perfitojne ulje dhe heqje taksash Luljeta Ndoka

Nje sere biznesesh do te perfitojne ulje ose heqje te taksave per nje periudhe 1-vjecare. Sipas nje propozimi te bere nga Bashkia e Tiranes i cili do te shqyrtohet ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak qe do te zhvillohet me 24 dhjetor te ketij viti, bizneset qe u demtuan nga zjarri i rene nje vit me pare ne zonen e ish-Kombinatit do te perfitojne heqje te takses vendore te biznesit te vogel per nje vit, ndersa disa lloje biznesesh si librashites dhe luleshites, do te perfitojne ulje te nivelit te takses, ne masen 30 per qind. Sipas relacionit te Bashkise, derguar anetareve te Keshillit Bashkiak, kategoria e pare qe perfiton heqje te takses se biznesit te vogel per nje vit, ka te beje me ata qe u demtuan me date 21 nentor 2011 re Tregun Ushqimor me Shumice prane (ish-Kombinatit Ushqimor, Qyteti i Nxenesve), ku per shkak te nje gabimi njerezor, u evidentua nje vater zjarri ne njerin prej konteniereve te ndodhura ne kete treg, e per pasoje zjarri filloi te perhapet me shpejtesi edhe ne disa ambiente te tjera tregtimi. Ne operacionin e shuarjes se zjarrit u aktivizuan mjetet zjarrfikese te stacioneve te Tiranes, Durresit, Kavajes, Forcave te Armatosura, Forcat e Policise se Rendit, Policise Bashkiake, ndersa nga ana e bashkise u aktivizuan mjetet per transport uji (autobote) te ndermarrjes nr.1 si dhe ato te subjekteve private qe kane kontrate sipermarrje per pastrimin e qytetit e mjetet e ndermarrjes UK Tirana sha, si rezultat i masave te marra, zjarri u vu nen kontroll rreth ores 20.30 dhe u shua plotesisht rreth ores 21.30. "Ne mengjesin e dates 22.11.2011 deri ne oren 12.00 u krye ekspertiza nga eksperte te Policise se Rendit, PMNZSH dhe Prokurorise nga e cila rezultoi se ishin demtuar 30 biznese qe ushtronin aktivitetin ne 30 konteniere te djegur. Me pas, nga komisioni i ngritur nga njesia bashkiake u mbajten procesverbalet e konstatimit te gjendjes, ku pasqyrohen dhe evidentohet cdo subjekt i demtuar, lloji mallit qe kishte pasur gjendje cdo subjekt si dhe ju kerkua nje vetedeklarim per gjendjen e mallit te cdo subjekti para renies se zjarrit", thuhet ne relacionin e Bashkise. Krahas kesaj nga ana e Bashkise se Tiranes u ngrit nje grup pune, per te ndjekur nga afer problematiken e per te ndihmuar ne likuidimin e pasojave te shkaktuara nga renia e zjarrit. Per sa me siper, Bashkia e Tiranes, duke e konsideruar biznesin ne teresi dhe Biznesin e Vogel ne vecanti, si me te madhin ne numer, kontribuuesin kryesor te te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore dhe nje partner bashkepunues i shume nismave e projekteve te qytetit te Tiranes, me qellim lehtesimin e barres fiskale dhe krijimin e mundesive per rigjenerimin e humbjeve te krijuara nga fatkeqesia qe demtoi disa nga bizneset e Tregut Ushqimor me Shumice prane ish Kombinatit Ushqimor, duke marre ne konsiderate edhe kontributin e tyre te deritanishem, eshte menduar perjashtimi nga pagesa e Takses Vendore, per nje vit.

U hiqet taksa per nje vit:

Tomorr Jaupi

Edmond Caka

Shpresa Cela

Elton Broci

Albert Muca

Mark Marku

Gjergj Prendi

Pranvera Halilaj

Arben Hasa

Agim Ponari

Flamur Demneri

Edmond Hoxha

Klajdi Mazreku

Nexhi 09

Nazif Seferi

Resmije Grori

Lirika Hysollari

Esat Veriu

Elton Gjoka

Jani Gjysllari

Ardian Cungu

Florian&Pellumb

Bylyku&Gjana

Pellumb Duka

Albert Sela

Petrit Preci

Maije Pishkashi

Hajri Dragoshi

Sheqere Saliu

Lubjana Kaza

Lume Selmanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›