Eurodeputetët: Shqiptarëve u janë bërë padrejtësi të rënda
Fakti qe mbi shqiptaret dhe trojet e tyre jane bere nje "lume" padrejtesish, dihet nga shumekush por eshte shprehur nga pakkush. Nga radhet e politikaneve me peshe ne vend dhe jashte tij, per here te pare ne keto vjet, publikisht guxoi kryeministri Sali Berisha. Ai pohoi gjate festimeve per 100 vjetorin e Pavaresise se bashkimi i kombit ka qene dhe mbetet aspirate e shqiptareve dhe solli ne vemendje se trojet tona u copetuan dhe se shqiptaret jetojne ne te pakten pese shtete. Deklaratat e z.Berisha, ngjallen debate dhe replika te shumta sidomos ne qarqet fqinje, aq sa eurodeputetet greke, dje ne seancen e Parlamentit Europian ku u diskutua edhe per Shqiperine. Ndersa greket ishin plot vrer ndaj shqiptareve ne kete debat, gjermanet ishin me realiste. Ata ashtu si politika qe drejton shtetin shqiptar, nuk ishin per ndryshim kufijsh, por pranuan qartazi dhe i meshuan fort, faktit se mbi shqiptaret dhe trojet e tyre jane bere padrejtesi te renda.
Replikat
Replika te forta midis eurodeputeteve nisur nga deklaratat e bere nga z. Berisha me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, te cilat parlamentaret greke i konsiderojne nacionaliste dhe trazuese. "Kur Berisha shkoi ne Vlore per te festuar 100-vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar sic ishte krijuar ne ate kohe, ai permendi pese vende ku jetojne minoritete shqiptare. Me pas ai u perpoq ta ndryshoje ate deklarate dhe perpjekjet i perkeqesuan gjerat. Ne kemi shqiptare ne Greqi , po ata jane emigrante ekonomike qe punojne dhe dergojne para ne shtepite e tyre", - u shpreh eurodeputetja greke Marietta Giannakou. Ndersa eurodeputeti tjeter, Nikolaos Chountis, hartues edhe i rezolutes per Shqiperine, u shpreh se Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet te mbajne qendrim kunder deklaratave te tilla nacionaliste dhe irredentise, ne menyre qe te promovojne marredheniet e mira mes Shqiperise dhe vendeve fqinje.
Fuqite e Medha
Nderkaq, eurodeputetet gjermane, kane vene pikat mbi "i" per historine e Shqiperise. Eurodeputeti Bernd Posselt, u shpreh se shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan dhe me i demtuar nga Fuqite e Medha. Ai theksoi se Shqiperia ka qene i vetmi popull i Ballkanit qe nuk ka marre asnje te drejte.
Fillimisht z.Posselt permendi se ne Kongresin e Berlinit ne vitin 1888, shqiptaret ishin injoruar dhe mohuar. Duke theksuar se kombi shqiptar ka qene i vetmi popull i Ballkanit qe nuk ka marre asnje te drejte, ai shtoi se dhe kur u percaktuan kufijte, kjo u be ne interesin e Fuqive te Medha. ""Une e them se ne vitin 1912 popullit shqiptar iu be nje padrejtesi e rende. Popullsia shqiptare u nda sipas interesave te Fuqive te Medha dhe kufijte u caktuan ne menyre artificiale. Dhe kur u percaktuan kufijte, kjo u be ne interesin e fuqive te medha dhe pati dhe nje masaker ne Kosove. Ka patur vertet nje gjenocid nga forcat serbe dhe kjo tregohet edhe ne hetimin qe eshte kryer nga Fondacioni Konigi", - vuri ne dukje z.Posselt.
Nacionalizmi
Me tej eurodeputeti tha se vertet jane bere deklarata nacionaliste, por paralajmeroi se nese integrimi i shqiptareve behet me pikatore dhe hapin e breshkes, pasojat mund te jene te renda: "Dua te vecoj dicka. Per 100 vjetorin jane bere shume fjalime. Ndoshta ato nuk ishin shume te matura. ne i themi miqve shqiptare qe kufijte jane te pandryshueshem. Ne nuk duam ndryshim kufijsh, ne duam qe te mos kete kufij midis nesh. Ne duam te kontribuojme per kete. Keshtu, nese ne vazhdojme t'u refuzojme shqiptareve te Kosoves vizat, atehere s'kemi pse te habitemi nga pasojat negative", - deklaroi z.Poseelt. Ne kete pike erdhi dhe kritika e forte per Beogradin zyrtar: "Le t'i kritikojme shqiptaret, por kur sheh Kushtetuten e Serbise, aty ka pretendime per territore te Kosoves. Ndaj, ne duhet te kemi nje perspektive evropiane per Shqiperine", - pohoi z.Posselt.
"Jo Shqiperise ne BE"
Replikat vijuan edhe per qendrimin e nje tjeter eurodeputet grek qe deklaroi se Shqiperia nuk duhet te anetaresohet ne BE. "Si perfaqesues i komunisteve greke, ne jemi kunder anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian", - tha z.Toussas. Me tej vijoi: "Punetoret shfrytezohen ne Bashkimin Europian. Ne duhet ta braktisim Bashkimin Europian dhe jo t'i sherbejme monopolit. Ne duhet te bashkepunojme mbi bazen e interesave te perbashketa", - tha eurodeputeti Georgios Toussas. Ketu erdhi replika e z.Posselt: ""Une jam krejtesisht ne favor te anetaresimit te Shqiperise ne BE. Do te doja ta pyesja zotin Toussas. Zoteri, a duhet te pyesim vete shqiptaret nese duan apo jo te anetaresohen ne BE, apo duhet t'ia leme vendimin per Shqiperine, disa komunisteve greke?", - u kunderpergjigj Posselt.
PE: Politika te gjeje konsensus per 3 ligjet
Per dy dite me radhe, Parlamenti Evropian diskutoi mbi rezoluten per Shqiperine dhe per shqetesimet e disa eurodeputeteve per deklaratat nacionaliste ne vend. Vetem dy dite me pare, eurodeputetet, i bene thirrje klases politike shqiptare qe te angazhohen ne plotesimin e tre kushteve te Komisionit Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Parlamenti Evropian ka dhene mbeshtetje pothuajse absolute, per statusin e kandidatit per Shqiperine. Gjate diskutimeve te zhvilluara per vendin tone, eurodeputetet, bene nje apel te qarte per bashkepunim te qendrueshem midis mazhorances dhe opozites per integrimin evropian.