Pollo: Rama ka probleme akute me aritmetiken
Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, reagoi menjehere dje ndaj akuzave per fshehjen e te dhenave te punesimit ne rezultatet e censusit te bera nga kreu socialist, Edi Rama. Sipas Pollos, kreu socialist ka probleme me aritmetiken fillestare e nocionet baze te demografise. "INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e perqindjet e papunesise dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shume te tjera pa dhene shpjegime e arsye. Papunesia sipas censusit 2001, nje dekade me pare, u botua tre vjet me vone, pasi kaq kohe u desh per perpunimin e te dhenave. Me censusin 2011, ky perpunim do te marre dy vjet dhe papunesia do te publikohet ne shtator 2013" - u shpreh Pollo. Sipas tij, Rama mund te kishte komentuar rezultatet e publikuara te censusit qe deshmojne zhvillimin dinamik social-ekonomik ne Shqiperi. Por per ministrin, duke iu shmangur kesaj e duke insistuar se ne vend kemi 1 milion te papune ose 58.5% e popullsise aktive, Edi Rama insiston te deshmoje se ka probleme akute me aritmetiken fillestare.