Miratimi i rezolutes, Idrizi: Politika ia ka borxh Camerise Eva Gjura
Miratimi i rezolutes eshte nje borxh qe politika ia ka shqiptareve te Camerise. Keshtu eshte shprehur dje kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi gjate mbledhjes se radhes te Keshillit Kombetar te kesaj partie. Ne thelb te fjales se tij ka qene strategjia per zgjidhjen e ceshtjes came, duke u nisur nga rezoluta e prezantuar perpara pak ditesh ne Kuvend. Duke u ndalur me konkretisht tek kjo rezolute, kryetari i PDIU-se, Shpetim Idrizi ka shprehur bindjen se rezoluta do te kaloje me vullnetin e te gjithe deputeteve, si vota individuale qytetaresh shqiptare, si nje borxh qe politika shqiptare ia ka Camerise. Ai theksoi se rezoluta eshte ne perputhje me parimet nderkombetare dhe kerkon vetem zbatimin e te drejtave dhe lirive kryesore te njeriut, duke respektuar fqinjesine e mire. "Sot jemi me te vendosur se kurre ta cojme amanetin tone ne vend. Sot para gjithe kombit e botes ky amanet ka marre formen e rezolutes parlamentare. Aty jane porosite per tu kthyer ne token e te pareve, per te pare varret, per pronat. Ky tekst eshte sot publik ne driten e diellit, sot kemi detyre ta mbrojme. Ne bazohemi mbi konventat evropiane te te drejtave te njeriut, bazohemi tek vlerat qe kane ndertuar boten demokratike", eshte shprehur kryetari i PDIU-se. Duke iu kthyer pergjigjeve zerave negative ndaj kesaj rezolute, me tone te ashpra kreu i PDIU-se eshte shprehur se, "ata qe s'thone asnje fjale te mira te pakten ta degjojne rezoluten. Eshte akt bashkimi dhe jo ndarje. Eshte nje platforme e studiuar mire eshte dokumenti me i rendesishem, qe i ve kapak ceshtjes came, kesaj plage te hapur te ceshtjes sone kombetare. Perkujdesja dhe sherimi i kesaj plage eshte aksion kombetar, interesi i te gjitheve". Gjithashtu kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi ka theksuar faktin se ata jane te vendosur dhe do ti shkojne deri ne fund aksionit politik qe kane ndermarre. Duke u ndalur tek pretendimi i fqinjeve tane greke, Idrizi ka bere te ditur faktin se fqinjesi e mire do te thote respektim i te drejtave reciproke. "Fqinjesi e mire do te thote reciproritet dhe ne kete po kerkojme, do te thote te njohesh te drejtat reciproke, te ulesh dhe te bisedosh, te heqesh ligjin e luftes, te nderosh te vraret ne te dyja anet. Nese jemi fqinje ne duhet te merremi vesh, eshte akt i fqinjesise se mire, i ftojme te jetojme bashke. Eshte akt kujtese, sepse partite e medha e kane harruar ceshtjen came, eshte akt bashkimi e konsensusi, duam ta firmosin te gjithe, myslimane, krishtere e ortodokse, te majte e te djathte, eshte akt drejtesie evropiane mbeshtetemi vetem mbi ligjet evropiane, akt patriotizmi per te gjithe se atdheu eshte dhe kujtimi i te pareve, ne i respektojme ata", ka deklaruar kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi.
Tana: Rezoluta perpjekje 22 vjecare e shoqates Cameri
Rezoluten e paraqitur ne Kuvend nga dy deputetet e PDIU-se e ka vleresuar si mjaft pozitive edhe kryetari i Shoqates Cameria, z. Ardian Tana. Gjate fjales se tij ne Keshillin Kombetar te PDIU-se, ai deklaroi se kjo rezolute eshte ne vazhden e perpjekjeve 22-vjecare te shqiptareve te Camerise, nepermjet shoqates se pare te regjistruar pas regjimit komunist, qe ishte Shoqata Cameria. "Pak jave na ndajne nga pervjetori i 22-te i Shoqates Patriotike "Cameria", e para shoqate e ketij lloji pas vendosjes se pluralizmit ne Shqiperi, e cila mblodhi rreth vetes endrrat, perpjekjet dhe shpresat e popullsise shqiptare te Camerise, qe e kish pritur me padurim ate. Ne programin e saj, Shoqata qe ne ate kohe percaktoi qarte kerkesat e saj, kerkesa qe kane mbetur te tilla edhe sot: kthimin e shqiptareve te Camerise ne trojet e tyre, njohjen e te drejtes se shtetesise (qe e kishin gezuar deri ne vitin 1945), njohjen e te gjitha te drejtave ne baze te akteve dhe traktateve nderkombetare si minoritet ne Greqi, etj. Per permbushjen e ketyre kerkesave ka patur nje angazhim te panderprere nga ajo kohe, angazhim ky qe me uljet dhe ngritjet e veta ka mbajtur te ndezur jo vetem shpresat, por mbi te gjitha vete Ceshtjen Came dhe besimin ne zgjidhjen e saj." - deklaroi z. Tana.
Muhedini: Zerat kunder rezolutes te pakuptimte
Presidenti i Nderit i Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, z. Tahir Muhedini i pranishem ne mbledhjen e Keshillit Kombetare te kesaj partie ne fjalen e tij eshte shprehur se, te gjithe duhet te jemi te bashkuar rreth kesaj rezolute dhe mendimet kunder saj, vijne ndesh me ceshtjet e kombit tone. "Degjohen zera se perse rezoluta u propozua tani. Keto zera jane pa kuptim. Sot jane nderlidhur per here te pare tre fakte, qe te gjitha partite kane ne program ceshtjen came, qe patriotizmi eshte ne qender te politikes dhe qe komuniteti eshte me i bashkuar" - tha z. Muhedini.
Deputetet e PDIU depozituan ne Kuvend rezoluten came
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet duket e vendosur qe ti shkoje deri ne fund zgjidhjes se ceshtjes came. Ajo depozitoi te hene e kaluar ne Kuvend rezoluten ku kerkohet zgjidhja e ceshtjes came. Rezoluta ka ne perberjen e saj 13 kerkesa. Ne rezoluten e tyre camet kerkojne, nga Ministria e Puneve te Jashtme qe te mbroje te drejtat e shqiptareve, te padebuar nga trojet e tyre amtare dhe te kerkoje njohjen e statusit te minoritetit etnik per ta. Kerkon ngritjen ne Paramithi dhe Filat, te dy lapidareve, qe do te perkujtojne grate, pleqte, e femijet, viktima te pafajshme te krimeve kryera nga njesite paramilitare greke. Kerkon mundesine e ngritjes apo perkujdesjes per varrezat e cameve, ish qytetareve greke, te vrare gjate genocidit grek.