Bashkia çel të parën zyrë informacioni për turizmin
28/03/2009 Vlerat kulturore të kryeqytetit
Çelet për herë të parë në kryeqytet Zyra e Informacionit Turistik pranë Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet kësaj zyre do të synohet promovimi dhe nxitja e vlerave kulturore dhe turistike të qytetit, në shërbim të turistëve vendas e të huaj. Sipas kreut të Bashkisë, ngritja e kësaj zyre do të shërbejë për promovimin e i vlerave me karakter historik, social e kulturor të kryeqytetit, që nisin nga një hulumtim kërkimesh dhe nga një studim i dokumenteve dhe dëshmive kulturore përmes përçimit të vlerave të përbashkëta. Projekti është realizuar me mbështetjen e GTZ-së. Hapja e kësaj zyre do t’i shërbejë jo vetëm promovimit të vlerave natyrore e kulturore të qytetit të Tiranës, por edhe promovimit të bizneseve që operojnë në industrinë turistike, pasi tashmë biznesi i tyre do të jetë më i dukshëm dhe më lehtë i aksesueshëm për turistët. Informacioni mbi restorantet, hotelet, shpërndarje e materialeve ilustruese mbi vendet dhe muzetë për të vizituar në qytet, informacione mbi ekspozitat dhe programet teatrale, panairet, kongreset, tregjet, guidat turistike dhe tregues të tjerë lokalë me interes turistik do të jenë disa nga shërbimet e kësaj zyre.