Moti,nga e diela vranësira dhe reshje shiu
Pranvera nuk po sillet si një stinë me kohë bukur. Ditët e munguara me diell pas një dimri të zgjatur, duket se do të vonojnë edhe për ca. Ashtu si marsi edhe fillimi i muajit prill vjen me një mot jo fort të stabilizuar. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se duke nisur nga e diela dhe për gjithë javën në vazhdim, atmosfera do të jetë e alternuar me vranësira, kthellime dhe rreshje të dobëta shiu. Temperaturat për 24 orët në vijim do të jenë në nivele të larta. Por, edhe java që pason të do të shojë një mesatare vlerash maksimale rreth 17 gradë Celsius.Në këtë pjesë të parë të stinës së luleve, moti ka qenë shumë kapricioz, duke na ndërthuruar ditët e ndrohta e me diell dhe motin e ftohtë me shtrëngata shirash, dhe rreshjet e borës në sasira të konsiderueshme deri në bllokim të zonave malore.