Duke udhëtuar me Kavafin...
28/03/2009 Nuk mund të thuhet se thjesht është një poet universal. Përvoja e tij jetësore ishte e tillë. Nuk pati kurrë ambicien të botonte poezi, megjithatë vargjet e tij u bënë të njohura në mbarë botën falë miqve, të cilët poezitë që ai u kishte dërguar i mblodhën në një libër. Ajo që nuk mund të vihet në dyshim është se Kostandin Kavafi është një prej poetëve më të mëdhenj jo vetëm në botën greke.
Duke jetuar midis Egjiptit, Anglisë, Turqisë e Greqisë, Kavafi u rrethua nga një ambient kozmopolit e përvoja jete kozmopolite: me mësues anglezë, shërbyes grekë, shoferë italianë e portierë egjiptian...
Pikërisht për nder të figurës së tij fondacioni grek i kulturës organizon sonte në Qendrën Kulturore të Forcave te Armatosura (ish SHQUP-i) mbrëmjen muziko-letrare dedikuar poetit të madh. Veprimtaria në fjalë do të jetë një gërshetim i fjalës poetike, muzikës dhe vizionit. Aktorja Ema Andrea do të recitojë një përmbledhje të poezive të tij më të njohura dhe kuarteti “Promus” do të ekzekutojë për herë të parë suitën greke të Pano Stelios. “Në këtë suitë ndihet intonacion i modit grek, i pasur me kolorit e ritëm të freskët, por me një tis melankolik, që shoqëron pothuaj gjithë muzikën greke e që herë-herë është me karakteristika universale”, - shprehet artisti Edmond Doko, në rolin e përzgjedhësit artistik, që shton se “veprimtaria dedikuar Kavafit e ka zanafillën disa ditë më parë me inaugurimin e ekspozitës me titull ‘Duke udhëtuar me Kavafin’, që fondacioni ka hapur në ambientet e kolegjit greko-shqiptar ‘Arsakio’... Përjetimi i së shkuarës me të tashmen e të ardhmen, mendimi i thjeshtë dhe njëherazi i thellë e bën Kavafin poet të pakohë e të dashur në gjithë botën”, - thotë Doko.
Gjithashtu auditori do të njihet me jetën e veprën e Kavafit nëpërmjet transmetimit të dokumetarëve “Kavafi njeri” dhe “Kavafi poet”.
Kumtesa e dr. Aristotelis Spirou do të trajtojë probleme që vepra e Kavafit ka paraqitur në përkthimit e saj në gjuhën shqipe. Është interesant fakti që kjo vepër është përkthyer herët, që në vitet e diktaturës. Për këtë shkak ka pasur dhe kufizime që koha apo autocensura ka imponuar.
Për shembull, poezia e tij “U kthyen barbarët” ka njohur disa përkthime. Përkthimi i parë i saj është bërë nga frëngjishtja nga Preç Zogaj. Por me përkthimin e veprës së Kavafit janë marrë shumë poetë e përkthyes me zë, si: I. Kadare, Ll. Ruci, A. Spiro, P. Jorgoni, R. Marku, P. Zogaj e S. Cuga. Gjithashtu në kumtesën e dr. Dionisis Halkomatas analizohen idetë që e bënë Kavafin poet universal, të përkthyer në më shumë se 30 gjuhë në të gjithë botën. Poezitë “Muret”, “Dritaret”, “Qyteti” dhe “Itaka” janë mbase më të lexuarat e më të botuarat në botë.
b.g