E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat e 7501, zbardhet tapia e re

28/03/2009  Miratohen tre formularë për realizimin e verifikimeve të ndarjes së sipërfaqeve

Në vendimin e qeverisë është saktësuar në mënyrë të qartë forma e llogaritjes së re të tokës së fituar pas vitit 1991, si dhe dokumentin që do të lëshohet për t’u regjistruar në hipotekë. Në Fletoren Zyrtare tashmë janë saktësuar 3 formularë, që do të plotësohen prej komisionit vendor, të cilët ndahen në të dhënat e tokës që hiqet ose shtohet, deri në vendimin për kalim regjistrimin në hipoteka.

Formulari i parë

Në aktin e marrjes në pronësi të tokës saktësohet sipërfaqja për metër katror, lloji i tokës: pemëtari, tokë bujqësore etj., si dhe saktësimi i kufitarëve me të cilët ndan subjekti që merr këtë dokument. Akti i marrjes në pronësi do të firmoset nga përgjegjësi përkatës si dhe prefekti që drejton komisionin në qarkun ku është sipërfaqja e tokës. Më pas vjen planvendosja e pronës, e cila është e njëjtë me atë që lëshohet në hipotekë, por e firmosur nga drejtori i komisionit përkatës. Në të saktësohet adresa e saktë e tokës, kufizimet, sipërfaqe, emrat e personave që janë pronar në të, kufizimi veri, jug, lindje e perëndim si dhe të dhënat e tjera që shërbejnë për këtë planvendosje.

Autorizimi

Sipas vendimit të marrë autorizimi përbëhet nga një analizë e plotë e procedurës së ndjekur në shqyrtimin e dosjes, paraqitjen e subjektit aplikues si dhe konkluzionin e marrë në favor të subjektit që do të cilësohet në këtë formular. Ndërkohë të gjithë këto dokumente do të dërgohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku dhe do të bëhet regjistrimi hipotekor.

Hetimi dhe plotësimi

Vendimet e komisioneve të verifikimit të tokave do të jenë si për dhënien në pronësi të sipërfaqeve, ashtu dhe për heqjen e kësaj të drejte. Kjo do të jetë në varësi të ankesave dhe të kërkesave që do të vijnë prej vetë subjekteve. Në rastin kur një familje do të pretendojë se nuk e ka marrë tokën që i takon, apo se s’përfaqa nuk i kaluar ende nga pronësia në përdorim, komisioni do të shqyrtojë të dhënat për ndarjen për frymë të sipërfaqes bujqësore si dhe do të bëjë shumëzimin për pjesëtarët e familjes në certifikatën e vitit 1991. Ndërsa në rastet e kalimit prej përdorimit në pronësi do të zbatohen procedurat e saktësuara në ligjet për ndarjen e tokës. E kundërta ndodh në rastet kur toka është marrë në mënyrë abuzive. Kështu, komisioni do të shqyrtojë nëse subjekti ka qenë punëtor i ndërmarrjes bujqësore ose jo si dhe duke verifikuar nëse ka marrë tokë më shumë nga sa parashikohet në ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›