"Eagle" kerkohen 46.6 vjet burgim
Operacioni "Eagle", Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me 46.6 vjet heqje lirie, per pese te pandehurit e akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Dje dy prokuroret e ceshtjes, i kane kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, shpalljen e tyre fajtor. Keshtu dje gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, prokuroret kerkuan deklarimin fajtore, per te pandehurit Sentilian Rungo, per te cilin u kerkua denimi me 12 vjet burg, 12 vjet burg per te pandehurin Ajet Agolli, 12 vjet burg per te pandehurin Bledar Lushnjaku, 10.6 vjet per Leonidha Shkodranin dhe denimi me kohen e paraburgimit per te pandehurin Altin Janko, ky i fundit i akuzuar vetem per "moskallezim krimi". Te pandehurit do te perfitojne ulje denimi, pasi jane duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar. Arrestimi i te pandehurve eshte kryer ne saje te infiltrimit te agjenteve. Shtrirja e operacionit ka qene ne disa rrethe te vendit, nderkohe qe rezultate te operacionit "Eagle" jane sekuestrimi i 27, 2 kilograme heroine, 579 grame kokaine etj.