"Ora e florinjte" lirohen dy vellezerit
Tirane- Dy vellezerit e vene ne pranga per kontrabande floriri, jane liruar per mungese provash. Astrit dhe Genci Lamce, te arrestuar ne saje te operacionit te bujshem te policise "ora e florinjte", jane liruar me vendim te Gjykates se Apelit. Burime prane kesaj gjykate bene me dije se te dy vellezerit, do te hetohen ne gjendje te lire deri ne perfundim te hetimeve paraprake, nga ana e prokurorise. Mbi ta rendon akuza e "kontrabandes se mallrave", akuze kjo e cila eshte mohuar nga dy vellezerit Lamce, pasi ata jane marre vetem me evazion fiskal. Astrit dhe Genci Lamces, sipas policise gjate momentit te arrestimit te tyre iu eshte gjetur plot 200 kg flori, si dhe dy lingota te cilat u dyshuan se ishin te thesarit te shtetit. Pas verifikimeve dhe ripeshimit te arit, rezultoi se ai ishte vetem 109 kg, pasi nga ana e policise sasia e floririt ishte peshuar se bashku me ambalazhim. E jo vetem kaq, nga hetimet e zhvilluar nga prokuroria, ne krahasim me te dhenat e para hetimore te kryera nga policia, rezultoi se vetem 33 prej kesaj sasie ishte kontrabande. Ndersa dy lingotat nuk ishin te thesarit te shtetit, sipas pretendimeve te policise, pasi ne to nuk kishte as vula as numer serie, por vetem nje vule e cila ishte me boje. Gjithashtu rezultoi se keto lingota ishin krijuar nga vete te pandehurit, te cilet i perdornin me pas, per te krijuar bizhuteri te ndryshme. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane pas shqyrtimit te provave te prokurorise, caktoi ndaj dy vellezerve masen e sigurise "arrest me burg". ndersa vetem dy dite me pare Gjykata e Apelit pas apelimit te ceshtjes, liroi dy vellezerit. Mesohet se Prokuroria e Tiranes, pikerisht njesia e Task-Forces do t'i hetoje dy vellezerit ne gjendje te lire, deri ne gjetjen e provave kunder tyre. Gjate hetimeve paraprake dy vellezerit kane bere me dije se nuk jane marre me kontrabande mallrash, ashtu sic pretendon akuzua, por me evazion fiskal. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar e dy vellezerit Lamce, kane importuar flori nepermjet portit te Durresit dhe aeroportit "Nene Tereza", Rinas.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj