Zyrtaret e hipotekave, kerkojne pafajesine
Gjashte te pandehurit e hipotekave, kane kerkuar dje pafajesine e tyre. Perpara gjykatesit te ceshtjes Petrit Como, nje e nga nje ata kane sqaruar pozicionin e tyre, si dhe kane kundershtuar provat e akuzes. I pandehuri Dali Hakorja i ka bere me dije gjykates se ishte liruar pikerisht diten e arrestimit te tij, per mungese provash. Sipas tij prokuroria pretendon se ai ka falsifikuar dokumente. "Une kam qene nje oficer ri SHKB-se dhe nuk ka mundesi qe te kem kryer falsifikime. Nuk kam qene asnjehere ne hipoteke sic pretendon akuza", ka sqaruar Hakorja. Me pas mbrojtesi i te pandehurit Agron Tafaj ka kerkuar serish pafajesine nga ana e gjykates, pasi klienti i tij nuk ishte marre me mbivendosje pronash. Te njejten gje kane deklaruar edhe te pandehurit e tjere, Enton Babameto, Artan Mehmeti dhe Ramiz Hyka. Te pandehurit akuzohen nga prokuroria se kane tjetersuar titujt e pronesise ne 13 raste, dhe ne nje rast mendohet se ryshfeti shkonte ne 45 mije euro.
Sarande/ Organi i akuzes konfirmon nisjen e hetimit per "mjekim te pakujdesshem". Ekspertet nxjerrin si diagnoze, trompozen
Sarande/ Organi i akuzes konfirmon nisjen e hetimit per "mjekim te pakujdesshem". Ekspertet nxjerrin si diagnoze, trompozen