E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiakos pret Beqajn per zevendesuesin

Merkato

Olimpiakos Nikosia do të presë të analizojë gjendjen fizike të Arjan Beqajt përpara se të vendosë të ndërhyjë në merkato për afrimin e një portieri. “Gardiani” shqiptar pritet të kthehet nesër në Qipro, pas operacionit në gju dhe periudhës së rehabilitimit në Belgjikë. Burime zyrtare të klubit qipriot kanë bërë të ditur se më parë ata do të presin të njihen nga afër me gjendjen e 35-vjeçarit kuqezi dhe vetëm pas vëzhgimit të stafit mjekësor do të përcaktohet nëse nevojitet blerja e një portieri në merkaton e janarit. “Për të evituar shpenzime të kota, klubi do të vendosë nëse është e nevojshme të ndërhyhet në merkato, vetëm pasi të vlerësojë gjendjen fizike të portierit”, theksonin mediat qipriote. Në këtë mënyrë konfirmohet fakti se drejtuesit e Olimpiakosit vazhdojnë të kenë besim të numri 1 i portës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›