E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci me oreks te madh Fitore ndaj Tiranes

Pashk Lasku

Sezoni i fundit ishte një nga surprizat më të bukura, e cila befasoi të gjithë të pasionuarit e futbollit shqiptar. Skuadra e drejtuar nga trajneri Stavri Nica u pozicionua në një vend komod në talent e klasifikimit, i cili i mundësoi edhe impenjimin në Europa League. Por fillimi i sezonit nuk ka qenë dhe aq mbresëlënës për laçianët, të cilët aktualisht renditen të shtatë në tabelë e 7 në kuotën e 20 pikëve, 11 më pak se kryesuesi, Flamurtari. Megjithatë, presidenti Pashk Lasku është i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij, ndërsa pret që këtë fundjavë të marrë një dhuratë nga Laçi. “Ndaj Tiranës të premten do të luajmë për fitore, por edhe barazimi me Tiranën do të ishte mirë. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me ecurinë e deritanishme të Laçit”, u shpreh Lasku, i cili beson se ekipi i tij i ka potencialet për të bërë surprizën në këtë sfidë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›