PD pershendet operacionin e perbashket Shqiperi-Itali

Partia Demokratike përshëndet operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali, në të cilin u arrestuan 32 anëtarë të një bande mafioze dhe u konfiskua skafi dhe mjete te tjera të organizatës. Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja e kësa force politike Silvi Bardhi tha se dje forcat e rendit në Shqipëri dhe Itali vendosën para ligjit rreth 32 anëtarë shqiptarë dhe italianë të një bande të madhe dhe tejet të rrezikshme të mafias së trafikut të drogës, si dhe konfiskoi skafin dhe mjete të tjera të organizatës së tyre të krimit të organizuar.
“Partia Demokratike përshëndet këtë operacion të përbashkët të suksesshëm të forcave të rendit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, si dëshmi tjetër e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston midis tyre:- u shpreh Bardhi.
Më tej ajo shtoi se Partia Demokratike me këtë rast informon shqiptarët se skafo - deputetëve në Parlamentin shqiptar me porosi dhe në interesa direkte të Mafias së trafiqeve të drogës me të cilën ndajnë me sa duket fitimet, kanë marrë nismën për të anulluar moratoriumin e ndalimit të skafeve.
“Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë’-përfundoi zëdhënësja e selisë blu.