Kombëtarja mund Iranin me supergolin e Vilës
Kombëtarja Shqiptare ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore me Iranin falë një eurogoli të Vilës. Ndeshja u luajt në Turqi dhe të pranishëm ishin shumë tifozë shqiptarë. Nëse 5 ditë më parë, kundër Katarit pritej vetëm fitore, dje kuqezinjtë luanin një ndeshje më të vështirë. Irani renditet shumë vende sipër nesh në klasifikimin e FIFA-s por në fushën e lojës të dyja skuadrat ishin të barabarta.
Tekniku De Biazi vendosi në fushë një skuadër të ekuilibruar mirë. Mbrojtja është si gjithnjë e sigurt me Mavrajn-Canën në qendër dhe Lilën-Veliun nga krahët. Gardiani Etrit Berisha debutoi për herë të parë me Kombëtaren dhe bëri disa pritje deçisive.
Në mesfushë ishte i përhershmi Bulku. Partner i tij në qendër Lilaj dhe nga krahët Bakaj e Vila. Përpara ai i besoj Edgar Çanit dhe Hykës pas tij. Iranianët e nisën më mirë lojën dhe u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin por tanët mbroheshin mirë. Kuqezinjtë u munduan ta godisnin kundërshtarin me kundërsulm duke vënë në shërbim shpejtësine e Hykës dhe Bakajt. Pjesa e parë ka shumë faulla në mesin e fushës dhe pak raste.
E dyta nis më mirë për Kombëtaren. Ata zgjohen pas 45 minutash dhe fillojnë të sulmojnë më shumë. Pas një aksioni të gjatë dhe një rrëmuje jashtë zonës së Iranit Emiljano Vila përfiton duke lëshuar një predhë me të djathtën dhe duke shtangur portierin. Pas 60 minuash zhbllokohet sfida.
Djemtë e De Biazit në minutat e mbetura u mbrojtën mirë dhe ishin të vendosur pët ta fituar takimin. Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore për teknikun e ri, ai ka arritur 2 fitore dhe një humbje.
