Berisha Bregdeti me ndertime 3-kateshe pisha dhe ullinj

KRRTRSH miratoi ndertimin e portit te Sarandes dhe resorteve turistike
Ne bregdet cdo ndertim qe do te behet ketej e tutje nuk do te kete me shume se tri kate. Era e ndertimeve shumekateshe ne bregdetin shqiptar tashme ka perfunduar pasi kreu i qeverise Sali Berisha kerkoi dje ne mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Shqiperise ku eshte edhe kryetar qe betoni shumekatesh ne bregdet te zevendesohet me pisha e ullinj dhe ndertime deri ne tri kate. Kryeministri tha dje prere se srsquodo te kete ndertime mbi tri kate ne bregdet srsquodo kete me 30 apo 35-katesh. Urdhri eshte i prere. Duhet te heqim dore perfundimisht nga ndertimet mbi trekateshe ne brigjet tona. Kemi 92-94 te brigjeve per te zhvilluar. Te synojme te mbetemi te dy-tre katet ne teresine e projekteve zhvillimore - deklaroi kreu i qeverise ne mbledhjen e KRRTRSH-se.
Ky keshill miratoi dje ndertimin e nje resorti turistik ne 1 milion e 80 metra katrore ne zonen e Hamallajt te Durresit duke konfirmuar prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje ne kete fshat. Projekti per ndertimin e ketij resorti eshte konceptuar per te nxitur turizmin jo vetem ne periudhen e sezonit veror por te shtrihet nga 3 deri ne 9 muaj. Projekti nderthur disa elemente si ndertimin e objekteve akomoduese jo me shume se tri kate pasjen e siperfaqeve te gjelbra jo vetem ne pjese te caktuara por ne te gjithe siperfaqen qe ze resorti ndertimin e qendrave rekreative mjediseve sportive si minifusha golfi kartodrom etj. Gjate diskutimit per resortin New Born ne fshatin Hamallaj te Durresit zoti Berisha kerkoi percaktimin me ligj te distances ne te cilen mund te tolerohen ndertesa me shume kate. Nuk mund te them tre dhe vetem tre kate. Ne rast se eshte 1000 metra nga buzuji ne rrafshine por ne teresi ne zona si kjo duhet trsquoi permbahemi lartesise trekateshe. Kjo eshte e domosdoshme - vazhdoi Kryeministri. Pergjate vijes bregdetare Kryeministri kerkoi mbjelljen sa me shume te pishave dhe te ullinjve. Per resortin New Born me siperfaqe 1. 800.080 meter katrore ne fshatin Hamallaj te Durresit brezi i pare duhet te jete me pisha te tjereat me ullinj. Duhet te mbillet numri i madh me i mundshem i ullinjve. Kryeministri urdheroi gjithashtu edhe ndalimin e praktikave qe vijne ne KRRTRSH per zona per ndryshim destinacioni pa pasur te percaktuar katet e nderteses. Kjo praktike nuk do te mund te ekzistoje me. Cdo lloj kerkese qe do ti behet Keshillit Kombetar te Rregullimit per ndryshim destinacioni do paraqese me transparence katet gjelberimin te gjithe hapesiren. Nuk do lejojme me malet e betonit - foli prere Kryeministri duke kerkuar qe per cdo kerkese te jepen detajet e projektit.Sepse i sjellin me zero ndertim dhe i cojne ne 35 kate - tha ai.
Vendimet e miratuara ne KRRTRSH Saranda do te kete nje port te ri
Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise KRRTRSH i cili u mblodh dje nga Kryeministri Sali Berisha qe eshte njekohesisht dhe kryetar i ketij keshilli mori ne shqyrtim dhe miratoi disa vendime per leje dhe shesh ndertimi per disa objekte infrastrukturore studime urbanistike pjesore per ndertimin e resorteve turistike etj. Kryeministri Berisha njeheresh kryetar i KRRTRSH-se vecoi te nje rendesie te vecante vendimet per ndertimin e terminalit hyres ne portin e Sarandes dhe projektin per portin e peshkimit ne qarkun e Durresit. Ne shqyrtimin e projekteve te paraqitura Kryeministri Berisha u fokusua ne dy ceshtje kryesore. Se pari Kryeministri kerkoi qe ne hartimin e cdo projekti te mbahet parasysh rritja e siperfaqeve te gjelbra duke marre ne konsiderate mbjelljen e sa me shume drureve vecanerisht te ullirit. KRRTRSH-ja miratoi dje leje sheshi dhe leje ndertimi per terminalin hyres te anijeve Cruise me siperfaqe 10 000 m2 bashkia Sarande. Ky projekt parashikon shnderrimin e portit te Sarandes jo vetem ne nje port per mallra por edhe per pasagjere me ndertimin e nje terminali hyres nje investim prej 4.1 milione eurosh. Gjithashtu ne projekt eshte planifikuar ngritja e nje qendre vizitoresh per Parkun e Butrintit dhe sitet e tjera arkeologjike te kesaj zone. Kryeministri Berisha vleresoi se me realizimin e ketij projekti fuqizohen ndjeshem kapacitetet turistike te Sarandes. Terminali - u shpreh Kryeministri - do te mundesoje hyrjen e anijeve te medha ne port te cilat per shkak te mungeses se tij detyrohen trsquoi sjellin vizitoret ne breg me ane te varkave apo anijeve me te vogla. KRRTRSH-ja miratoi dje leje sheshi dhe leje ndertimi per ripozicionimin e objektit Porti i peshkimit qarku Durres. Porti i ri i peshkimit eshte nje investim me vlere 15 milione dollare dhe rrit ndjeshem kapacitetet perpunuese deri ne 150 anije peshkimi. Kryeministri Berisha e konsideroi ndertimin e ketij porti me rendesi te madhe per Durresin. Lidhur me kete projekt duke iu referuar debatit me te cilin ai u shoqerua Kryeministri tha se projekti pesoi nje modifikim te rendesishem ne respekt te shqetesimit te ngritur per te shmangur daljen e portit te peshkimit ne rrugen e qytetit por pa cenuar funksionet e tij. Po dje u miratua nje studim urbanistik pjesor leje sheshi dhe leje ndertimi per objektin Qendra e zhvillimit te turizmit ne Valbone. Qendra e zhvillimit te turizmit ne Valbone sipas ketij projekti do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 4200 m2 dhe parashikon ndertimin e dy objekteve te pritjes dhe akomodimit te vizitoreve qe respektojne dhe ruajne traditat e kesaj zone. Projekti parashikon ndertimin e odes tradicionale te veriut nje muze dhe qendren per promovimin e prodhimeve te zones. KRRTRSH-ja miratoi vendimin per studim urbanistik pjesor resort turistik New Born ne Gjirin e Lalzit ne zonen midis Perroit te Tarinit dhe Hidrovorit bashkia Sukth qarku Durres fshati Hamalle zona e kadastrave 1925 siperfaqe 1008380 m2. U miratua gjithashtu ne kete mbledhje studim urbanistik pjesor per zonat A C D E F sipas Studimit urbanistik te zones ne perendim te qytetit te Tiranes komuna Kashar. Nje vendim tjeter i miratuar ne kete mbledhje ishte kerkesa e komunes Kashar per Rishikimin fragmentar te Studimit Urbanistik Pjesor te zones A si dhe kerkesa e komunes Kashar per Miratim te Rishikimit te Studimit Urbanistik Pjesor per Rivleresimin e Bllokut ndash 1B. Keshilli miratoi dhe dy vendime te tjera ne fund te mbledhjes qe ishin gjurma e rruges paralele ne superstraden Tirane - Vore krahu i majte ne zonen prane Ures se Lanes karburant Kastrati dhe studim urbanistik pjesor me siperfaqe 35.4 hektare brenda Studimit Rajonal dhe Mjedisor i Zones Selite - Sauk - Farke - Lunder - Mullet. Gjithashtu edhe ne kete pike Kryeministri Berisha u fokusua ne rritjen e siperfaqeve te mbjella me drure frutore dekorative dhe vecanerisht te ullirit aty ku eshte e mundur.