OSSH kerkon nga ERE rritje te cmimit te energjise per vitin 2011

OSSH-ja kerkon serish rritje te cmimit te energjise per vitin 2011. Ne fakt nje gje e tille ishte paralajmeruar nga vete OSSH-ja qe nje vit me pare kur aplikoi prane ERE-s per rritjen e cmimit te energjise per vitin 2010 dhe duke qene se ERE nuk e miratoi kerkesen per rritje 23 te energjise OSSH-ja deklaroi se do te kerkoje serish rritje per vitin 2011. Burimet zyrtare prane ERE-s kane bere te ditur dje se OSSH-ja ka bere zyrtarisht aplikim prane ERE-s ne daten 1 shtator per rritje te cmimit te energjise elektrike. Bashke me OSSH-ne edhe KESH ka aplikuar per tarifim te ri te energjise elektrike. Kreu i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta ka bere te ditur dje per median faktin se OSSH ka aplikuar sipas ligjit ne daten 1 shtator prane ERE-s per rritjen e cmimit te energjise ndersa ne do ta publikojme zyrtarisht aplikimin ne 12 shtator. Ne baze te procedurave qe ndjek ERE per te marre nje vendim se pari eshte organizimi i nje seance degjimore qe sipas Nepravishtes pritet te zhvillohet ne fund te muajit nentor me te gjitha grupet e interesit ku do te diskutohet rreth kerkeses se 2 kompanive per rritjen e cmimit te energjise per vitin 2011. Me pas eshte Bordi i Komisionareve te ERE-s i cili do te shqyrtoje kete raport ndersa ne 15 dhjetor do te behet publike edhe vendimi i ERE-s per nivelin e rritjes se cmimit te energjise per vitin qe vjen. Enti Rregullator i Energjise per vitin 2010 vendosi te rrise me 13 tarifat e cmimit te energjise elektrike ku tarifa mesatare e energjise elektrike per konsumatoret fundore e aplikuar nga OSSH-ja u be 9.53 leke/kWh nga 8.45 leke/ kWh qe ishte ne vitin 2009. Per konsumatoret familjare deri ne nje konsum 300 kilovat ore energji cmimi eshte 7.7 leke per kilovat dhe per konsum mbi 300 kilovat konsumatoret familjare paguajne 13.7 leke per kilovat.