Bode Ekonomia rritje mbi 4 ne 2010-n te ardhurat e premtojne kete

Te ardhurat si 8-mujor 206 miliarde leke nga 207 miliarde leke plani
Ekonomia e vendit po i rikthehet ritmeve te saj te rritjes dhe per vitin 2010 ajo premton nje rritje mbi 4. Kete deklarate e ka bere dje ministri i Financave Ridvan Bode gjate publikimit te dhenave te realizimit te te ardhurave nga administrata fiskale.Kreu i Financave duke iu referuar te dhenave qe rezultojne me tejkalim te te ardhurave tha se ato tregojne performancen e ekonomise dhe nese ato ecin me te njejtin temp rritja ekonomike do te jete me e larte se parashikimi. Sipas vleresimeve tona dhe kuadrit makrofiskal te hartuar ne presim nje rritje ekonomike mbi 4. Nese ritmet do te vertetohen ne menyre vijuese edhe ne muajt qe vijne me te njejtin temp te muajit gusht rritja mund te jete edhe me e larte - ka deklaruar dje kreu i Financave Publike. Bode foli per te ardhurat e muajve te fundit si qershori dhe gushti ne te cilat te ardhurat jane tejkaluar. Sipas tij administrata ka mbledhur ne 8 muaj 206 miliarde leke te ardhura nga 207 qe ka qene plani. Ndersa ka bere te ditur se si tetemujor realizimi i shpenzimeve eshte 233 miliarde leke. Po dje ministri Bode siguroi se deficiti nuk do te dale nga nivelet e programuara. Do ta respektojme nivelin e planifikuar. Nuk ka asnje tejkalim sic u thashe eshte 1 miliard leke diferenca. Huamarrja dhe borxhi sherbehet ne procedurat sipas sigurise maksimale per buxhetin dhe kostos me te ulet per taksapaguesit. Nuk do te kete asnje problem - tha Bode. I pyetur lidhur me efektin e akcizave tek cmimet e produkteve ministri Bode ka deklaruar se nuk ka ndikim rritja e cmimeve duke bere te ditur se disa prej tatimpaguesve me te medhenj ne tregun vendas kane ulur cmimet. Dhe kjo sipas nje politike tregtare qe ata kane zgjedhur per te operuar.
Bode Tatime-dogana ne 8 muaj arketohen 99.4 tete ardhurave te planit te buxhetit 2010
Ministri i Financave Ridvan Bode ka bere publike dje te dhenat e realizimit te te ardhurave nga administrata tatimore dhe doganore per 8 muajt e vitit 2010. Vec tetemujorit Bode vecoi se edhe ne muajin gusht te dhenat jane teper pozitive. Bode tha se ne muajin gusht zhvillimet jane teresisht inkurajuese dhe deshmojne ringritjen e ekonomise shqiptare ne ritmet e saj me larta. Te ardhurat per muajin gusht jane 20 me te larta ne krahasim me gushtin e vitit 2009 ose ne vlere leku rreth 4.8 miliarde leke me shume se i njejti muaj i vitit te kaluar. Kjo rritje e te ardhurave vjen nga performanca me e mire e administrates fiskale te ardhurave te mbledhura ne tatime dhe ne dogana. Per muajin gusht te ardhurat u realizuan ne masen 102 te planit ose 15 me shume se gushti i vitit 2009. Per trsquou theksuar eshte rritja e qarkullimit te mallrave qe eshte dhe treguesi kryesor edhe per te matur performancen e ekonomise reale. Gjate muajit gusht ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar qarkullimi i mallrave eshte rritur me 11 e deshmuar kjo nga arketimet e TVSH-se - ka vleresuar ministri Bode.
Nga ana tjeter ai nenvizoi se rritja e te ardhurave ka bere qe administrata te vijoje me nje politike mbeshtetese ndaj biznesit duke rimbursuar vetem per muajin gusht 580 milione leke ose sa dyfishi i gushtit te vitit te kaluar. Administrata tatimore tejkaloi programin e muajit gusht me 107 milione leke dhe realizoi 15 me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009.Me vleresime pozitive eshte edhe administrata doganore. Sipas te dhenave te publikuara nga ministri administrata doganore tejkaloi programin e saj me 187 milione leke dhe realizoi 10 me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009.
Gjate muajit gusht jane arketuar gjithsej 30 miliarde leke te reja ne buxhetin e shtetit.
Nese i referohemi shifrave te 8-mujorit qe reflektojne dhe dobesite dhe ecurine jo aq pozitive te ekonomise ne tremujorin e pare te ketij viti te ardhurat jane gjithsej 6 me te larta ne krahasim me vitin 2009 ose 11 miliarde leke me shume. Ato jane sa 99.4 e programit buxhetor. Tatimet dhe doganat per periudhen 8-mujore jane sa 100.3 e planit dhe 6 me shume se 8-mujori i vitit 2009. Qarkullimi i mallrave per 8-mujorin eshte 9.6 me i larte se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Sic thashe kjo takse mat dhe qarkullimin dhe xhiron e ekonomise ne teresi pra performancen e ekonomise reale - tha ministri Bode. Nje tregues pozitiv ka qene edhe reagimi i administrates per trsquoi kthyer detyrimet biznesit si ne rastin e TVSH-se. Ministri tha se gjate ketij tetemujori i eshte kthyer biznesit nje vlere e konsiderueshme e TVSH-se. Biznesit ne periudhen 8-mujore i eshte rimbursuar nga buxheti i shtetit rreth 6 miliarde leke TVSH kundrejt 1.8 miliarde leke qe jane rimbursuar ne te njejten periudhe te vitit 2009 - tha Bode. Sipas tij biznesit i eshte kthyer vlera 6 miliarde leke nga 7 miliarde leke qe ishte totali i TVSH-se detyrim i pakthyer. Ministri nenvizoi se roli proaktiv i taksave vijon per te mbeshtetur dhe ndihmuar me likuiditet biznesin per te gjitha ato biznese qe kane pasur te drejte per te perfituar rimbursimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Ai beri te ditur se administrata doganore ka arketuar 15 me shume se 8-mujori i vitit 2009. Edhe administrata tatimore eshte ne te njejtin nivel. Te ardhurat nga taksat vendore jane sa 92 e programit edhe pse programi u korrigjua me ulje dhe vijojne te mbeten ende 7.2 me te uleta se 8-mujori i vitit te kaluar. Nderkohe qe gjithe administrata tjeter ka nje performance teresisht pozitive. Totali i te ardhurave te arketuara per periudhen 8-mujore eshte 206 miliarde leke nga 207 miliarde leke te programuara - nenvizoi ministri Bode.
Ai tha se sikurse shihet dhe sidomos duke marre ne konsiderate ecurine e ekonomise permes taksave gjate muajit gusht kemi nje tregues te qarte te rimarrjes se ekonomise reale krahasuar me nje vit me pare te nje rritje ekonomike evidente qe do te thote se edhe ne perspektive vijueshmeria e arketimit te te ardhurave ne buxhet do te jete po ashtu teresisht pozitive megjithese programi eshte ambicioz deri ne fund te vitit.Ftoj opoziten qe trsquoi lexoje shifrat sic jane dhe te shohe realitetin ne sy te kuptoje se ekonomia shqiptare tashme ndodhet ne ritmet e saj me optimale me te larta dhe trsquoi jape fund perralles se Rames me gogol krize pasi vetem keshtu mendoj se do te jete ne te njejtin kah levizje me komunitetin e biznesit dhe ekonomine e vendit - tha Bode.